7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Kurti e Osmani bëjnë nderime te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s

- Advertisement -

Me rastin e 12 Qershorit – Ditës së Paqes, respektivisht 23-vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti bënë nderim te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s gjatë shërbimit në operacionin e KFOR-it në Kosovë.

Gjithashtu pati edhe performancë e Orkestrës Frymore të FSK-së dhe Togut Ceremonial të FSK-së – nga Sheshi “Skënderbeu” deri te Sheshi “Zahir Pajaziti”.

Presidentja Osmani tha se shprehin mirënjohje e falënderim për të gjithë ushtarët e NATOS të cilët në vitin 1999 ndalën vuajtjet nëpër të cilat kalonte populli.

“Pikërisht me 12 qershor hynë në Kosovë duke dhënë kumtin e lirisë dhe duke ndalur një herë e përgjithmonë vuajtjet nëpër të cilat po kalonte populli shqiptar për shkak të regjimit gjenocidal serb”.

Ajo theksoi se miqësitë që janë ndërtuar me SHBA dhe shtetet anëtare të NATO-s janë të shenjta.

“Jemi mirënjohës kontributit të secilit, gjithë atyre që morën vendimin politik për të ndërhyrë në Kosovë në mënyrë që Kosova të çlirohej dhe të gjithë atyre që shërbyen që nga viti 1999 e tutje në mënyrë që paqja e siguria të ruhej në Republikën tonë, por edhe gjithë rajonin tonë. Miqësitë të cilat janë ndërtuar me SHBA dhe të gjitha shtetet anëtare të NATO-s për ne janë të shenjta ato i ruajmë por mbi të gjitha i kultivojmë edhe më tej sepse Republika jonë në rrugën përpara ka nevojë për miq të tillë, miq me të cilët i ndajmë vlerat e përbashkëta të lirisë, të demokracisë e të paqes. E edhe sot kur këto vlera po kërcënohen në kontinentin tonë ne qëndrojmë përkrah tyre duke dhënë kontributin tonë sado të vogël pikërisht duke dëshmuar se liria, demokracia dhe parimet siç janë sovraniteti dhe pavarësia në shtetin tonë dhe kudo në botë duhet të ruhen dhe duhet të respektohen”, u shpreh Osmani, raporton EO.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se me punën e përditshme dëshmojnë se ndërhyrja e NATO-s për të çliruan Kosovën ia ka vlejtur shumë.

“19 shtete demokratike të Aleancës Veri-Atlantike u bënë bashkë dhe ndërhynë ushtarakisht kundër Jugosllavisë dhe Serbisë së Millosheviqit që ta ndalin gjenocidin e forcave serbe në Kosovës. 860 mijë shqiptarë u patën dëbuar nga Kosova, 80% e popullsisë u dëbuan nga shtëpitë e tyre 20 mijë gra e vajza por edhe burra u patën përdhunuar nga forcat serbe, 13 mijë u vranë dhe 120 mijë shtëpi u shkatërruan, dogjën apo rrënuan. Aeroplanët e NATO-s bombarduan për 78 ditë por me 12 qershor është dita kur trupat tokësore, këmbësoria e NATO-s i bashkëngjiten sulmeve nga ajri dhe në këtë mënyrë na bënë të mundshme që për çdo vit e sot janë bërë 23 vite ne ta kremtojmë 12 qershorin si ditë e Çlirimit dhe Paqes. Kjo është një ditë kur gëzimi dhe krenaria e mund dhimbjen dhe pikëllimin tonë, kujtojmë të gjithë të rënët kujtojmë edhe ata që nuk janë në mesin tonë nga radhët e NATO-s që ose ranë në shërbim ose vdiqën ndërkohë e kontribuuan shumë për çlirimin e vendit tonë e për lirinë e popullit tonë…Duke dëshmuar me punën tonë të përditshme se ndërhyrja e NATO-s për ta ndal gjenocidin serb e për ta shpëtuar popullin shqiptar ia ka vlejtur shumë“, theksoi Kurti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit