Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, në Davos të Zvicrës, ku po mbahet Forumi Botëror i Ekonomisë (WEF).
Sipas Lajçak, me Kurtin u diskutua për hapat e ardhshëm për dialogun, normalizimin e marrëdhënieve dhe çështjeve aktuale.
“Fillova ditën time në Davos për #wef23 me një diskutim të thelluar me Kryeministrin Albin Kurti. Ne folëm për hapat e ardhshëm në dialog për normalizimin e marrëdhënieve dhe çështjet aktuale”, thuhet në postimin e Lajçak.
Started my day in Davos at #wef23 with an in-depth discussion with Prime Minister @albinkurti. We spoke about next steps in the Dialogue on normalisation of relations and pressing current issues. pic.twitter.com/rQhksDaIf9
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 18, 2023
Kujtojmë se këtë javë për vizitë në Kosovë është paralajmëruar ardhja e Miroslav Lajçak si dhe Gabriel Escobar.
Vizitat e shpeshta të tyre po shihen si presion për të rritur dinamiken e dialogun Kosovë- Serbi. Pranvera është përmendur si mundësi kur të dy vendet mund të nënshkruajnë një marrëveshje, sipas, bazuar në planin franko-gjerman.