Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka konfirmuar që s’ka arritur të krijojë koalicion për formimin e qeverisë.
“Asnjëra nga partitë parlamentare të cilave u bëmë ftesë nuk ka pranuar të hyjë në marrëveshje për bashkëqeverisje, megjithëse vota e qytetarit kishte përcaktuar që duhej të kishte një koalicion qeverisës. Po të pranohej oferta jonë për bashkëpunim, sot do t’i kishim ofruar vendit qeverinë e re të koalicionit, por do ta kishim numrat që ta tejkalonim edhe sfidën e zgjedhjes së presidentit, sfidë kjo që na pret pas 4 muajsh. Sidoqoftë si pasojë e mosgatishmërisë nga partitë tjera parlamentare që të marrin përgjegjësinë që ua ka deleguar qytetari me votë sot ndodhemi përpara një situate ku qeveria propozohet për votim jo si produkt i një koalicioni politik, por si një akt i shërbimit ndaj vendit”, ka thënë ai.






