Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu sapo kanë mbërritur në Kuvend, për të dorëzuar dokumentin për procesin e Vettingut.
Qeveritarët aty janë pritur nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Kurti dhe Haxhiu bën të ditur sot në një konferencë për media se do dorëzojnë në Kuvend dokumentin, duke kritikuar punën e Prokurisë dhe Gjyqësisë, pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares.