4.6 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

“Kurti e Haradinaj në opozitë i patën bashkuar kauzat, si kryeministra njëri e bëri Demarkacionin, tjetri po e bënë Asociacionin”

- Advertisement -

Njohësi i çështjeve juridike, Albert Kransiqi ka thënë se Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti i patën bashkuar kauzat sa ishin në opozitë për të kundërshtuar qeverinë.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se si për ironi, Haradinaj kryeministër e bëri demarkacionin, e Kurti kryeministër po e bënë asociacionin.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti i patën bashkuar kauzat sa ishin në opozitë për të kundërshtuar qeverinë. Njëri me Demarkacionin, e tjetri me Asociacionin.

Si për ironi, Haradinaj kryeministër e bëri Demarkacionin, e Kurti kryeministër po e bënë Asociacionin.

Njëjtë sikur Haradinaj që e paketonte marrëveshjen e Demarkacionit me një raport të komisionit për rishikimi të marrëveshjes, Kurti po e bënë me gjashtë kushtet e vendosura. Në esencë, marrëveshjet mbesin të njëjta vetëm shtohet hiri ndaj syve të publikut.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit