Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja në detyrë, Donika Gërvalla po marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë që po mbahet në Mynih.
Të tre liderët nga Kosova të premten kanë përcjellur fjalimin e zëvendëspresidentit amerikan, JD Vance. Ajo që vërehet nga një video e publikuar në You Tube, pas përfundimit të fjalimit të zëvendëspresidentit Vance, është se Kurti e Gërvalla nuk janë përshëndetur me Osmanin.
Presidentja Osmani që ishte e ulur në rendin e parë shihet duke ja bërë me dorë zëvendëspresidentit Vance, kurse Kurti ishte i ulur në rendin e dytë.
Në video nga minuta e 19:32 shihet se si liderët kosovarë pasi ngriten nga karriget e tyre nuk komunikojnë fare mes vete.

