Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka dalë në një konferencë të përbashkët me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav.
Pasi u fol për raportin e progresit, Kurti përmendi edhe vendimin e sotëm për të dërguar në Presidencë emrin e Glauk Konjufcës si mandatar për të formuar qeverinë.
“Ne sot dërguam te presidentja emrin e Glauk Konjufcës, që të bëjmë edhe një tentim për formimin e qeverisë, në mënyrë që të mos ketë dy palë zgjedhjeve në pak muaj.
Meqenëse opozita po thotë se nuk voton buxhet nga një qeveri në detyrë, gjë të cilën ne e kishim bërë në kohën e Avdullah Hotit, ja ku e kemi mundësinë të bëjmë një qeveri” u shpreh Kurti.
Kurti u shpreh se pamundësia për te votuar buxhetin e shtetit penalizon shumë punëtorë.
Tutje, kryeministri në detyrë ka përmendur rritjen e buxhetit dhe të hyrave, duke thënë se janë dyfishuar të hyrat buxhetore.
“Lë ta miratojmë këtë buxhet dhe të përfitojnë qytetarët nga të mirat e tij” u shpreh Kurti






