31.8 C
New York
Thursday, June 19, 2025

Buy now

Kurti: E çuditshme heshtja dhe toleranca e ndërkombëtarëve ndaj veprimeve të Serbisë

- Advertisement -

Kryeministri Kurti në konferencën për media e quajti kidnapimin e policëve të Kosovës dje “agresion dhe intencë për eskalim dhe destabilizim”, në kohën kur Qeveria propozoi planin për shtensionimin e situatës.

Derisa Kurti vlerësoi të çuditshme sjelljen e ndërkombëtarëve.

“Ajo që është e çuditshme është heshtja dhe toleranca e faktorëve ndërkombëtarë ndaj veprimeve të Serbisë”.

Tutje, Kurti tha se cenimi i kufirit gjatë ditës së djeshme, i detyron që ti rrisin kontrollat kufitare dhe mund të përfshihet edhe ndalimi i qarkullimit në raste kur rrezikohet siguria.

“Rasti i djeshëm ishte agresion ndaj shtetit, hakmarrje ndaj policisë që po e lufton krimin dhe intencë për eskalim e destabilizim në kohën kur ne kemi propozuar planin për depërshkallëzim. Për këto arsye, institucionet tona të rendit e të sigurisë e kanë rritur nivelin e gatishmërisë. Cenimi i kufirit dje nga Serbia na detyron ta rrisim kontrollin kufitar, ku varësisht nga analizat e institucioneve të sigurisë mund të përfshijnë edhe ndalesat e qarkullimit në rastet kur vlerësohet se mund të përbëjnë rrezik apo s’mund të garantohet siguria”, deklaroi Kurti në konferencën per media.

Të ngjashme

Të fundit