Gjatë prezantimit të listës së Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 9 shkurtit, kryeministri Albin Kurti vlerësoi lart ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, duke thënë se “ajo ka ngritur zërin e Kosovës në tavolinat më të rëndësishme ndërkombëtare.”
Kurti shtoi më tej se Gërvalla “mbrojti interesin e shtetit” përmes, sipas tij, “ndërtimit të miqësisë së vyeshme.”
“Donika Gërvalla e GUXO është aleate e rëndësishme në këtë rrugëtim të përbashkët politik. Si zv.kryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme, ajo ka ngritur zërin e Kosovës në tavolinat më të rëndësishme ndërkombëtare, duke mbrojtur interesin e shtetit dhe duke ndërtuar miqësi të vyeshme. Donika është zëri i Kosovës në botë dhe njëri prej themeluesve të suksesit të qeverisjes tonë.” – tha Kurti.