6.8 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Kurti e Çeku vizitojnë tri shtëpi tradicionale të restauruara në Prizren

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, vizituan dje tri shtëpi tradicionale të restauruara në Prizren, të cilat gjenden brenda Qendrës Historike të Prizrenit dhe që të trija tani janë të banueshme;

Shtëpinë e familjes Kirajtani që gjendet në Zonën Historike të Prizrenit. E ndërtuar në fillim të shek. XIX, ajo përmban karakteristika unike dhe vlera të larta të trashëgimisë kulturore. Fasada ballore ka një trajtim të lartë artistik, përmes plastikës dekorative.

– Shtëpinë e Familjes Vetimi që gjendet në rrugën e Saraçëve, dhe paraqet një shembull të arkitekturës së banimit gjatë shek. XIX. Nëpërmjet ndërhyrjeve restauruese, janë ruajtur vlerat e trashëgimisë kulturore duke siguruar kushte më të dinjitetshme për banim për familjet.

Kompleksin e banimit të Familjes Munik, që i takon shek. XIX. Për nga kompozicioni urban dhe trajtimi arkitektonik, kompleksi paraqet një nga shembujt e paktë të komplekseve të banimit të asaj kohe. Shquhet për trajtim të lartë artistik të dhomës së miqve, e dekoruar me elemente të drugdhendjes. Shtëpia dhe ahuri kanë qenë në gjendje shumë të rëndë fizike. Përmes restaurimit janë shpëtuar nga rrënimi.

Kryeministri Kurti dhe ministri Çeku falënderuan familjet Kirajtani, Vetimi dhe Munik për mikpritjen dhe për përkushtimin e tyre ndaj mbrojtjes së vlerave historike dhe tradicionale të këtyre shtëpive.

Qendra Historike e Prizrenit është zonë e veçantë e mbrojtur e cila mbrohet përmes Ligjit të veçantë për Qendrën Historike të Prizrenit.

Gjatë këtij mandati, buxheti për trashëgiminë kulturore është për gati katër herë më i lartë. Vetëm në Prizren janë investuar mbi 4.5 milionë euro në dhjetëra monumente.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit