26.7 C
New York
Monday, October 21, 2024

Buy now

Kurti: E ardhmja është në duar të diplomatëve të rinj

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti ka marr pjesë në ceremoninë e 10-vjetorit të Akademisë Diplomatike në Pejë.

Në fjalën e tij, i pari i qeverisë thotë se e ardhmja është në duar të diplomatëve të rinj, pasi luajnë rol kritik si në paqes, ashtu dhe në adresimin e sfidave më të mëdha që ka i tërë globi, njofton Klankosova.

“Shumë më shumë se vendet e tjera, Kosova mbështetet në diplomaci, nga liria deri në pavarësi dhe normalizimi i marrëdhënieve me fqinjin verior, diplomacia ka luajtur rol kyç në ndryshimin e status-quos dhe procesit të përparimit. Ne e kemi si detyrë që të trajnojmë diplomatë të rinj”, tha Kurti.

“Duke organizuar këtë shkollë tash e dhjetë vjet, e kuptojmë rolin kritik që diplomatët e kanë për të adresuar sfidat më të rëndësishme që janë në botë sot. Diplomacia do të luajë rol dhe në gjetjen e zgjidhjes në luftën e Ukrainës me Rusinë. Njëjtë do duhet të veprojë dhe në luftën e Gazës me Izraelin. Trajnimet që do t’i merrni këto pesë ditë, do luajnë rol të madh jo vetëm në karrierën tuaj, por në botë. E ardhmja varet nga diplomatët e rinj”, shtoi tutje ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit