Kurti e Abdixhiku sot bëjnë përpjekjen e radhës për presidentin, takimi mbahet në Kuvend

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ( e hënë) në ora 14:00 pritet të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun

Temë diskutimi do të jetë çështja e zgjedhjes së Presidentit.

Javën e kaluar Kurti ishte takuar me Abdixhikun, por biseda nuk kishte epilog për këtë çështje.

Kurti është takuar dy herë edhe me kreun e PDK-së, Bedri Hamza – por nuk ka dakordancë finale.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje e përmendi Murat Jasharin se kandidat mbi-partiak për President, ky i fundit kishte refuzuar kandidaturën.

E tash, Kurti ka kërkuar që secila parti ta ketë kandidatin e tyre.

Më 4 mars përfundon afati i zgjedhjes së Presidentit, mos finalizimi i këtij procesi e dërgon vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 45 ditëve.

Të ngjashme

Të fundit