Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot Përfaqësuesin Special të Kombeve të Bashkuara Fabian Savioli me të cilin kanë diskutuar për çështjen e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Kurti ka thënë se familjarët e të pagjeturve jetojnë në ankth pa e ditur fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre.
Kryeministri i Kosovës ka ritheksuar edhe një herë që është e domosdoshme hapja e arkivave shtetërore në Serbi pasi thotë se krimet e kryera në Kosovë ishin krime të kryera nga shteti i Serbisë.
Kryeministri Kurti gjithashtu ka folur edhe për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ballafaqim me të kaluarën dhe për drejtësi.
Ai tha se duhet të ketë rehabilitim dhe rivendosje të drejtësisë për viktimat e të mbijetuarat/it, pasi është shumë e vështirë për familjet të vazhdojnë të jetojnë normalisht përkundër humbjeve dhe vuajtjeve të