25.1 C
New York
Friday, June 13, 2025

Buy now

Kurti: Duam të jemi pjesë e NATO-s, e kemi dëshmuar që jemi gati

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova dëshiron të jetë shteti i 33-të i NATO-s dhe për këtë ai ka thënë se është e gatshme që sipas tij është dëshmuar edhe në ushtrimin “Defender Europe 25”.

Kurti kështu është shprehur në ceremoninë shtetërore të shënimit të 26-vjetorit të çlirimit të Kosovës ku morën pjesë anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë të kuvendit, kryetarë të komunave, drejtues e zyrtarë të lartë të institucioneve shtetërore, ambasadorë dhe përfaqësues të misioneve diplomatike të shteteve mike të Kosovës, anëtarë të familjes Jashari e përfaqësues politikë të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit dhe të Maqedonisë së Veriut.

Nuk e harrojmë asnjëherë, pra, që siguria e vendit dhe territorit tonë e popullit dhe e qytetarëve pa dallim nuk mund të merret thjesht si e mirëqenë. Ajo kërkon angazhim të përhershëm nga institucionet tona shtetërore, në bashkëpunim me NATO-n dhe aleatët e tjerë ndërkombëtarë.

“Në këtë ditë, ne e përsërisim me vendosmëri zotimin tonë për paqe të qëndrueshme dhe progres të vazhdueshëm. Paqe kjo që mbështetet në zhvillim të barabartë për çdo qytetar, pavarësisht etnisë a kombësisë, fesë apo gjinisë. Kosova jonë, Republika jonë, është vend i guximit, i shpresës dhe i perspektivës evropiane. Andaj ne do të vazhdojmë të punojmë bashkë, shumë dhe mirë, që liria jonë të jetë e plotë dhe që edhe brezat e ardhshëm të mos përjetojnë atë që jetuam ne.19 shtete anëtare të NATO-s që atëbotë intervenuan për t’i ndalur krimet e forcave të Serbisë i falënderohemi secilës prej tyre në secilën gjuhë të tyre ashtu siç tregon edhe baneri i kësaj ceremonie!Tash NATO-ja i ka 32 shtete anëtare dhe ne duam që të bëhemi shteti i 33-të, që të kontribuojmë në paqen demokratike dhe sigurinë perëndimore. Aftësitë dhe mundësitë i kemi dëshmuar së fundi edhe në Defender Europe 25”, ka thënë Kurti thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Kurti ka thënë se me respekt të thellë e përulësi, nderojmë sakrificën e dëshmorëve, martirëve, invalidëve e veteranëve dhe të gjitha grave e burrave që kontribuan për çlirimin e Kosovës. Në frymën e sakrificës së tyre, sot e çdo ditë punojmë me përkushtim për drejtësi e barazi, për progres me solidaritet.

Të ngjashme

Të fundit