27.6 C
New York
Monday, July 14, 2025

Buy now

Kurti: Drafti për Asociacionin do të kontrollohet nga Kushtetuesja menjëherë pas nënshkrimit

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti ka folur për propozimin “modern” evropian të cilin pesë emisarët euro-perëndimorë ia kanë dorëzuar më 21 tetor dhe të cilin e ka pranuar.

Kurti ka thënë se detajet për këtë propozim do të jenë konfidenciale njëherë për njëherë, teksa ka shtuar se emisarët kanë deklaruar se këtë propozim e kanë shkruar me kujdes.

“Sa i përket këtij propozimi ne e respektojmë kërkesën e pesë emisarëve deri sa të na kërkohet që të mos flasim konkretisht për të por ma e rëndësishmja është që emisarët kanë deklaruar se e kanë shkruar me kujdes, duke e pasë parasysh Kushtetutën dhe ligjin dhe përgjigjen për çdo dileme do ta japë Gjykata Kushtetuese. Për bindjen tonë të fuqishme, vetmenaxhimi i komunitetit serb në Kosovë nuk do të duhet asnjëherë të harrojë se sa shumë ka bërë tashmë Kosova për serbët në Kosovë, të drejta të cilat janë të pashembullta edhe në vet Evropën”, ka thënë Kurti.

“Na është thënë që drafti për vetëmenaxhim që kanë sjellë është shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe strukturës së Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe që nëse do të nënshkruhej aty parashihej që ta kontrollonte Gjykata Kushtetuese menjëherë, pra që Gjykata Kushtetuese jep vlerësimin e saj jep për kushtetushmërinë e këtij propozimi si përgjigje”.

Kryeministri ka shtuar se ka hapa prapa të Serbisë në marrëveshjet me Kosovën.

“Unë pajtohem që kemi hapa prapa dhe për bindjen time hapat prapa janë për shkak të militarizimit të politikës atje. Politika atje gjithnjë e më shumë mendon dhe vepron me gjuhën e forcës, të forcës se dhunshme e cila kur nuk janë organet e sigurisë janë grupet paramilitare të cilat sponsorohen nga shteti që i ka edhe ato organe të sigurisë”, ka deklaruar Kurti.

Të ngjashme

Të fundit