11.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Kurti do të raportojë për bisedimet Kosovë -Serbi

- Advertisement -

Të mërkurën, më 22 mars dhe të enjten, më 23 mars 2023, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë plenare.

 

Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga kryetari Glauk Konjufca.

 

Në seancën e të mërkurës Kuvendi do të trajtojë pikat e mbetura nga seancat e kaluara, ndërsa të enjten do të mbajë seancë të re.

 

Pas votimit të projektligjeve për ratifikimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare, në Kuvend do të zhvillohet debat me kryeministrin Albin Kurti lidhur me bisedimet e fundit Kosovë-Serbi, për të vijuar me shqyrtimin e Projekt-rezolutës për dyvjeçarin e Qeverisë Kurti II.

 

Në vazhdim pritet të votohet në parim për Projektligjin për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, si dhe për atë për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-158.

 

Seanca do të vijojë me shqyrtimin e Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe formimin e Komisionit Ah-hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar.

 

Zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave do të jetë pikë e radhës e rendit të ditës, për t’u pasuar me zgjedhjen e një anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave dhe një zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.

 

Në seancën e të enjtes pritet të shqyrtohen në parim edhe dy projektligje: Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë dhe ai për organizimin e tregut për produktet bujqësore.

 

Pikë e fundit e rendit të ditës ndërkaq do të jetë themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës.

 

Kryesia në mbledhjen e sotme, konform përgjegjësive të saj kushtetuese shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e Kuvendit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit