16.8 C
New York
Friday, October 25, 2024

Buy now

Kurti: Do të insistojmë të respektohet marrëveshja e Brukselit dhe të hiqen masat ndaj Kosovës

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se këtë vit do të insistojnë që të respektohen marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe të hiqen masat ndaj Kosovës.

Kurti ka thënë se do të vazhdojnë ndihmën për pakicat në Kosovës dhe për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

“Në planin e dialogut do të insistojmë që të respektohet marrëveshja e nënshkruar në Bruksel dhe të hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës. Kurse në planin e mbështetjes për pakicat kombëtare dhe jo kombëtare do të vazhdojmë ta ndihmojmë komunitetin shqiptar në Luginë siç kemi bërë deri më tani, duke ndihmuar njëherit edhe komunitetet jo-shumicë në Kosovë siç bëmë së fundi me fondin 3 milionësh për mbështetjen e organizatave, ndërmarrjeve, që drejtohen nga këto komunitete”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Kryesisë së LVV-së dhe me qendrat e kësaj partie të cilën ai e udhëheq.

Në Bruksel do të mbahet takimi i radhës i nivelit të lartë më 14 shtator.

Ai ka thënë se ky viti do të jetë i suksesshëm sa i përket miratimit të ligjeve në Kuvend.

“Ky do të jetë një vit i suksesshëm sa i përket agjendës legjislative. Do të kalojnë ligje të rëndësishme e që përforcojnë reformën që kemi filluar në ekonomi dhe drejtësi, por hapësirë do të ketë edhe për propozime të tjera që vijnë nga qytetet tjera të vendit e që kanë rëndësi për zhvillimin dhe progresin tonë të gjithëmbarshëm”, është shprehur kryeministri, përcjell teve1.info

Për Qeverinë siç ka thënë Kurti do të vazhdojë të jetë prioritet luftimi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend si dhe krijimin e parakushteve për paqe dhe siguri në secilën pjesë të Republikës.

Për çështje të nivelit lokal u theksua rëndësia për votimin e faljes së tatimit në pronë deri në 100 euro si masë e qeverisë tonë. Kjo ka afat deri me 15 shtator të këtij viti andaj duhet iniciuar seanca të jashtëzakonshme komunale që kjo çështje të votohet.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit