Sot bëhen 27 vjet nga rënia heroike e Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxhës.
Lidhur me këtë rast Kryeministri Albin Kurti do të bëjë homazhe te varri i tij, njofton ZKM, transmeton Scanner.
Fillimisht Kurti do të shkoj tek Kompleksi Memorial në Orllan, tek varri i Zahir Pajazitit në ora 10:30.
Pas kësaj do të bëj homazhe te shtatoret e Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës, Hakif Zejnullahut dhe Ilir Konushevcit, në ora 11:00, te sheshi në Besianë.
Më 31 janar 2008, në 11-vjetorin e rënies, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës, Urdhrin Hero i Kosovës.