3.8 C
New York
Monday, December 22, 2025

Buy now

Kurti: Disa zëra nuk mbarojnë me një lajm, Shemi jonë, xhamadan i këngës e shpirtit, do të dëgjohet përherë

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, i njohur si Shemi, vokalisti i grupit legjendar “Ilirët”, duke e cilësuar si një zë që hyri në shtëpitë e të gjithëve pa trokitur.

Në një postim në Facebook, Kurti ka vlerësuar kontributin e madh të Shemsi Krasniqit në historinë e muzikës shqiptare, duke theksuar se interpretimi i tij e bëri këngën “Xhamadani vija-vija” një simbol identiteti dhe bashkimi për shqiptarët kudo.

“Sot u nda nga jeta Shemsi Krasniqi – Shemi, një zë që ka hyrë në shtëpitë tona pa trokitur. Si vokalist i “Ilirëve”, ai i dha fytyrë një etape të rëndësishme të muzikës sonë dhe i dha publikut një mënyrë për ta ndjerë veten bashkë, edhe kur ishim larg. Me interpretimin e tij, kënga u bë kujtesë dhe kujtesa u bë këngë; “Xhamadani vija-vija” u dëgjua e u këndua si shenjë identiteti dhe bashkimi për shqiptarët kudo. Në këto çaste, e kuptojmë edhe më shumë se sa rrallë lindin zëra që nuk janë vetëm art, por janë gjuhë e përbashkët emocioni shpirtëror. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij, për dhimbjen e humbjes. Ngushëllime për miqtë, bashkëpunëtorët dhe për gjithë publikun që e deshi, sepse kur ikën një artist i tillë, pikëllimi është mbarëkombëtar. Të gjithë ne ta nderojmë me respektin që i takon, duke e mbajtur gjallë në kujtim dhe në mirënjohje.

Ai ka shtuar se disa zëra nuk mbarojnë me një lajm, por vazhdojnë sa herë që një këngë ngrihet si flamur në zemër.

“Ashtu do të dëgjohet përherë Shemi jonë, xhamadan i këngës e shpirtit”, ka përfunduar ai.

Të ngjashme

Të fundit