Komisioni Qendror Zgjedhor ka ndarë mbi dy milionë euro për Lëvizjen Vetëvendosje në mbledhjen e dytë të këtij viti.
Në këtë mbledhje, KQZ-ja ka marrë vendim për caktimin e lartësisë së mjeteve nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2023.
Shuma e mjeteve për financimin e subjekteve politike dhe për mbështetjen e punës së secilit deputet nga ky fond është në vlerën e përgjithshme: 4,200,000.00 €.
Lëvizjes Vetëvendosje do t’i ndahen 230 mijë euro për shpenzime të deputetëve përgjatë këtij viti.
Kjo, në ditën kur ky subjekt politik votoi kundër Projektligjit për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve financiare nga kursimet pensionale, si formë e kalimit të krizës së shkaktuar nga inflacioni.
55 deputetë të VV-së e kundërshtuan projektligjin, ndërsa disa prej tyre nuk morën pjesë fare në votim.