Kryeministri Albin Kurti, bashkë me zëvendësin e tij Besnik Bislimin, dhe ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, dhuruan gjak, në përvjetorin e tetë të vdekjes së aktivistit të VV-së Astrit Deharit.
“Në përvjetorin e 8-të të Astrit Deharit, ashtu siç është zakon tashmë, Lëvizja VETËVENDOSJE! organizoi aktivitetin e dhurimit vullnetar të gjakut, për të nderuar kujtimin e Astritit dhe për të vazhduar aktivitete solidarizuese si ato që ai promovonte”, shkruan në njoftimin e VV-së.
Aty thuhet se pos liderëve të lartcekur, shumë aktivistë të Lëvizjes, studentë dhe qytetarë u mblodhën në zyrat e Lëvizjes për të dhuruar gjak.
“Ky aktivitet shërbeu si homazh për Astritin dhe si një thirrje për të vazhduar veprat e mira që lënë gjurmë të rëndësishme në shoqëri”, tha VV-ja.
![Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, dhuron gjak në përvjetorin e tetë të vdekjes së aktivistit të VV-së Astrit Deharit. Foto: VV](https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2024/11/Bislimi_gjak.jpg)
![Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, dhuron gjak në përvjetorin e tetë të vdekjes së aktivistit të VV-së Astrit Deharit. Foto: VV](https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2024/11/Vitia_gjak.jpg)