5.9 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Kurti dhe Presidenti i KOK-ut, Krasniqi mbollën “Pemën Olimpike 2024” në oborrin e ndërtesës së Qeverisë

- Advertisement -

Në shënim të Ditës Botërore të Sportit dhe Ambientit, në oborrin e ndërtesës së Qeverisë sot u mboll “Pema Olimpike 2024”. Në ceremoni mori pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, dhe Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi.

 

Në prag të Lojërave Olimpike Paris 2024, që mbahen nga data 26 korrik deri më 11 gusht, kryeministri Kurti i uroi suksese boksierit dhe pesë xhudistëve të cilët do të përfaqësojnë Republikën e Kosovës në lojërat.

 

“Me kaq banorë sa kemi, me vetëm dy pjesëmarrje në lojëra olimpike të kemi tri medalje olimpike. Jemi të pashembullt, të pandjekur, nga askush tjetër dhe urojmë që kjo të na motivojë tash edhe për sukseset e radhës për fitore të reja, në Paris nga fundi i korrikut deri në fillimin e gushtit”, tha kryeministri.

 

Në anën tjetër, Presidenti i Komitetit Olimpik, Ismet Krasniqi, e vlerësoi mbjelljen e “Pemës Olimpike 2024” si simbolikë me domethënie shumë të madhe që konsiston edhe në ruajtjen e mjedisit.

 

“Kjo është hera e parë që në oborrin e Kryeministrisë po mbillet kjo pemë dhe besoj kështu me këtë gjelbërim dhe këtë vullnet do të kemi edhe suksese në Lojërat Olimpike Paris 2024”, tha ai duke falënderuar Qeverinë e Kosovës e në veçanti Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për përkrahjen e vazhdueshme.

 

Mbjellja e “Pemës Olimpike” tashmë është shndërruar në simbolikë tradicionale e cila për çdo vit mbillet në oborret e objekteve të ndryshme të institucioneve të Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit