Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, priti në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.
Në njoftimin zyrtar nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se palët diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian në kuadër të procesit integrues evropian.
Kurti nënvizoi përkushtimin e qeverisë për avancimin e reformave të nisura gjatë këtij mandati, duke veçuar rëndësinë e vazhdueshme që i ka kushtuar të drejtave dhe integrimit të plotë të të gjitha komuniteteve pa dallim.
Gjatë takimit, gjithashtu u trajtuan tema që kanë të bëjnë me aktualitetin në vend.