6.1 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Kurti dhe Krivokapiq bisedojnë për rrezikun e ndikimit rus për Ballkanin Perëndimor

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është takuar sot me ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq, me të cilin ka biseduar për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se Kurti dhe Krivokapiq janë takuar pas diskutimit në panel në Symi Symposium me temën “Implikimet e luftës në Ukrainë: Momentum i ri për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor? Mundësitë dhe skenarët” që u mbajt sot në Athinë të Greqisë.

“U bisedua për zhvillimet e fundit në Republikën e Malit të Zi, si dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, të bazuara në fqinjësi të mirë dhe vlerësim të ndërsjellë. Në takim u vlerësua bashkëpunimi i ngushtë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi në shumë fusha. Po ashtu, u diskutua për ndikimin e Federatës Ruse në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe rrezikun që ky ndikim paraqet për paqen dhe stabilitetin në rajon”, thuhet po aty.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit