Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, ishin në vizitë sot në shtëpinë e rreshterit, heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë.
Kurti i ka shprehur ngushëllime familjes Bunjaku, ku ka thënë se vepra e tij dhe përkushtimi ndaj atdheut, “do të jetë gjithmonë në mendjet e zemrat tona”.
“Afrim Bunjaku, nga rreshter i Policisë u bë hero i Kosovës. Emri i tij s’do të harrohet kurrë. Gjaku i tij s’do të humbë asnjëherë. Rënia e tij heroike ngrit lart Republikën e pavarur dhe përgjegjësinë shtetërore për ligj e rend e siguri anembanë për të gjithë dhe secilin. Lavdi!”, shkroi Kurti në librin e kujtimeve, njofton Zyra e Kryeministrit./teve1.info/