-1.5 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Kurti dhe Çeku vizituan Rezidencën e Rugovës, ndërhyrjet restauruese janë drejt përfundimit

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku vizituan sot Rezidencën e Presidentit Ibrahim Rugova, për të parë nga afër punimet që po bëhen drejt finalizimit të ndërhyrjeve restauruese.

Aty, ata u mirëpritën nga familja Rugova të cilët u shprehën mirënjohës për kujdesin institucional dhe rezultatin e punës së bërë deri më tani.

“Rezidenca e Presidentit historik Ibrahim Rugova do të vazhdojë të ruaj kujtesën mbi njërën ndër periudhat më të rëndësishme të popullit tonë”, u shpreh kryeministri.

Ai falënderoi znj. Rugova dhe familjen Rugova për bashkëpunimin dhe qëndresën. Kryeministri tha se jemi të interesuar që të shkojë gjithmonë mirë dhe të dalë gjithçka sa më bukur, dhe objekti i Rezidencës të jetë sa më reprezentativ për vizitorët të cilët këtu edhe ndjehen këndshëm dhe kanë shumëçka të mësojnë.

Restaurimi po udhëhiqet nga ekipe profesionale në respekt të vlerave që ka kjo shtëpi, e cila është pjesë e listës së aseteve të trashëgimisë që mbrohen me ligj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit