Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është paraqitur sot për intervistim në Prokurorinë Speciale të Kosovës.n Ai ishte ftuar të dëshmojë në cilësinë e dëshmitarit në lidhje me rastin e rezervave shtetërore.
Avokati, Yll Zekaj tha se ftesa e Prokurorisë Speciale ndaj kryeministrit dhe përgjigjja e Zyrës së Kryeministrit ka një “shije të keqe” sepse nuk parashihet askund në Kodin e Procedurës Penale që “prokurorët duhet të shkojnë tek personat që kanë autorizime të larta publike”.
Zekaj në “Five” të Dukagjinit u shpreh se kryeministri i vendit, Albin Kurti me përgjigjen që prokurorët duhet të shkojnë në zyre për intervistim ka dashur të ” e ngrit vetën mbi institucionet dhe prokurorinë e Kosovës”
“Shije e keqe e kësaj përgjigje ishte ku ‘Kryeministrii fton prokurorët në zyret e tij, kurdo që aranzhon agjendën për intervistim,. E meta, nuk parashihet askund në kodin e procedurës penale që prokurorët duhet të shkojnë tek personat që kanë autorizime të larta publikje, siç është kryeministri për intervistimin e tij dhe për të bërë dallimin në mes kryeministrit dhe qytetarëve të vendit. Nuk përmendet pozicioni i kryeministrit. Përmendet tretmani i veçantë i policëve e i ushtarakëve por jo kryeministrit. Dhe kryeministri Kurti deshti ta ngriste vetin mbi institucionet dhe mbi prokurorinë e qytetarëve të Kosovës. Nuk mundet kryeministri tretman të veçantë dhe të shkojë prokuroria të marr në pyetje në zyre”, tha avokati Zekaj.
Zekaj tha se veprimi i Prokurorisë ku ftesën e dërgoi në Zyrën e Kryeministrit shihet si është dhënë ” si ngjyrim politik”.
“ Koha e fushatës zgjedhore dhe tentohet me vet institucionet kushtetuese të luhet lojë dhe të merret favorizim politik përkatësisht viktimizim në publik. Kryeministri e konstestoi edhe formën e ftesës që iu dërgua. U bë debat rreth formës së dërguar duke e polimizuar dhe duke i japur ngjyrim politik këtij veprimi të Prokurorisë”, tha Zekaj.
Zekaj tha se ftesa e Kurtit ka qenë ftesë e kompletuar në aspektin ligjor.
“Ftesa si e tillë ishte ashtu si duhej të ishin ftesat e Prokurorisë Speciale dhe krej të Kosovës. Jo shpesh e shohum në praktikë, jo shpesh e shohum kur qytetarët ftohen nga Prokuroria, nga ana e Gjykatës, të kemi një ftesë aq të kompletuar në aspektin ligjor: Për çka thirret, pse thirret, baza ligjore për të cilën ftohet dëshmitari dhe në fund edhe pasojat për mosrespektimin e ftesës së tillë. Ftesa ishte e kompletuar.
Nuk ka pasur ftesa asnjë të metë juridike. A ishte ndryshe, po ishte ndryshe sepse nuk jemi mësuar të shohum në procedurë penale”, vijoi Zekaj.
“Kryeministri është trajtuar “me një privilegj” në raport me qytetarët e thjeshtë të vendit. Kemi raste kur thirren përmes telefonit dhe mirret e mirëqenë”, tha Zekaj.