14.5 C
New York
Friday, April 18, 2025

Buy now

“Kurti dëshiron ta shkatërrojë LDK-në”, Gashi analizon ftesën e Kurtit dhe pasojat për partinë

- Advertisement -

Analisti politik, Astrit Gashi, ka komentuar ftesën e dërguar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vetëm për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), duke e quajtur këtë një lëvizje të kalkuluar për të minuar koalicionet e mundshme dhe për të dëmtuar reputacionin e LDK-së.

“Kurti për LDK-në nuk ka dashuri, siç thotë populli, po don me shkatërru LDK-në, e kupton populli çka dua të them. E ka lyp përgjigjen ‘jo’ të LDK-së, e ka synimin për veprimet e ardhshme që i bën me gjet një fajtor”, ka deklaruar Gashi, duke shtuar se lëvizja e Kurtit është një manovër për të krijuar tensione të brendshme në LDK.

Gashi ka shpjeguar se pjesa e dytë e letrës së Kurtit është hartuar për të bërë më të vështirë për LDK-në hyrjen në koalicion me PDK-në.

“Nëse LDK-ja hyn në koalicion me PDK-në, Kurti do ta shfrytëzojë për të marrë mbështetje brenda partisë dhe për të sulmuar LDK-në nga dy anët. Kjo është një lojë e planifikuar. LDK-ja do të sulmohet nga militantët dhe nuk do të ketë mundësi të kthehet”, ka shtuar Gashi.

Sipas tij, kjo është një mundësi që, përveç tensioneve brenda LDK-së, mund të ndihmojë edhe Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) dhe PDK-në të ndërtojnë një klimë bashkëpunimi mes tyre.

“Pjesa e dytë e letrës së Kurtit, pra ta bëj të vështirë ose të dëmshme për LDK-në hyrjen në koalicion me PDK-në, për këtë është ftesa. Sepse nëse tash LDK-ja shkon hyn në koalicion me PDK-në, çfarë bën Kurti se? Jo që nuk ia lë asnjë me iu kthy LDK-së por do të ia marrë plot brenda, kjo ka qenë loja. Do ti ketë sulmet nga dy anët, militantët e të gjithë armëve do ta shajnë LDK-në. Por a mundet ta mbajë LDK-jam, ndoshta edhe LVV-në bëhet. Por vazhdoj të mendoj se edhe LVV-ja edhe PDK-ja po duan me ndërtu klimën e koalicionit mes tyre”, ka deklaruar Gashi.

Të ngjashme

Të fundit