9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Kurti demantohet keq nga Transparency International, për meritat në luftën kundër korrupsionit

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti nuk ka ngurruar që të marrë merita për përmirësimin e gjendjes me 3 pikë në raportin e korrupsionit nga Transparency International, por në fakt e kontaktuar nga mediat, kjo organizatë ka thënë se progresi ka ardhur nga transferimi paqësor i pushtetit.

Transparency International ka treguar edhe faktet se pse Kosova ka shënuar një rritje të lehtë në luftën kundër korrupsionit. Drejtoresha e Departamentit të Evropës Lindore dhe Juglindore në Transparency International, Lidija Prokiç, thotë se progresi nuk është bërë lidhur me luftimin e korrupsionit, por në përmirësimin e demokracisë.

“Kosova ka bërë përparim pas shumë vitesh qëndrimi në vend ose përkeqësimi, duke u ngjitur me 3 pikë. Rol pozitiv në vlerësim ka luajtur dorëzimi paqësor i pushtetit në dy proceset zgjedhore të zhvilluara brenda një kohe shumë të shkurtër”, ka thënë ajo.

Po ashtu, Transparency International thotë se një tjetër faktor në progresin e bërë është edhe funksionimi i parlamentit gjatë periudhës së pandemisë.

“Një tjetër element shumë pozitiv në rastin e Kosovës ishte fakti që ishte një nga vendet e rralla në Evropë, ku parlamenti mbeti tërësisht funksional gjatë pandemisë. Është e rëndësishme që institucionet ta ruajnë pavarësinë edhe në kohë krize. Kosova e rriti në këtë mënyrë besimin e popullit në vendimet e marra në krizën e Covid-19”, ka thënë Prokiç.

Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti ka thënë se përmirësimi me 17 vende nga Transparacy International tregon përkushtimin e ekzekutivit për shkatërrimin e grupeve kriminale dhe luftimin e korrupsionit.Por, në fakt vetë Transparency International e përgënjeshtron këtë pretendim të Kurtit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit