“Projekti i rrugës Zhur-Brod i nisur ngaherë e i lënë anash për vite të shumta nga qeverisjet e kaluara, me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka patur trajtimin serioz, fillimisht me buxhetin e ndarë për këtë projekt e tani edhe me dinamikën e punimeve që po zhvillohen e që do marrin drejtimin e duhur akoma më shumë ditët në vijim.
Sharri është zonë me potencial të jashtzakonshën turistik malor në Republikën tonë. Si i tillë po trajtohet e do trajtohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Prandaj investimet në infrastrukturë i paraprijnë investimeve në zhvillimin e mëtutjeshëm krahas potencialit që ka kjo pjesë e mrekullueshme e vendit tonë”, thuhet në njoftimin e LVV-së, Qendra Sharr