Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një shkrim në Facebook, ku ka treguar për investimet që i ka kryer ekzekutivi në sferën e kulturës.
Sipas Kurtit, në dy vitet e gjysmë të qeverisë së tij, ka pasur “kujdes për të kaluarën, inkurajim për të tashmen, investim për të ardhmen”.
Kurti ka përmendur edhe organizimin që Prishtina i kishte bërë Manifestës 14, ndërsa ka shkruar edhe për rritjen e buxhetit për librin.
“Kemi ndarë afër 15 milionë euro për mbështetje direkte në kulturë. Deri në fund të vitit përkrahim organizatat dhe artistë të pavarur me mbi 6 milionë euro, 180% më shumë sivjet sesa ishin përkrahur në vitin 2019. Buxheti për librin u gjashtëfishua nga 160 mijë euro në 1 milion. Themeluam institucionin e Operës së Kosovës.” – shkroi Kurti.