Home Lajme Kurti deklarohet nga Austria, tregon se çfarë e informoi kancelarin austriak

Kurti deklarohet nga Austria, tregon se çfarë e informoi kancelarin austriak

0
Kurti deklarohet nga Austria, tregon se çfarë e informoi kancelarin austriak

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe kancelari austriak Nehmer në konferencë për media folën rreth vizitës së Kurtit në Austri.

Kurti filloj fjalimin e tij duke treguar që është vizita e tij e parë jashtë vendit për këtë vit.

Ai tha se Austria është mike dhe partner e afërt për Kosovën dhe ka ndihmuar në betejën për çlirimin e Kosovës.

“Austria është mike dhe partner e afërt për Kosovën dhe na ka ndihmuar në betejën tonë për çlirim dhe rrugën tonë për paqe, bashkë më ushtarët austriak që kanë shërbyer për aq shumë vite në Kosovë. Ka dekada të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Austrisë sidomos në sistemin arsimorë”.

Kurti falënderojë kancelarin austriak për mbështetjen e Kosovës drejt aplikimit në BE.

‘’ Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor dhe synimi ynë është që të jemi pjesë plotësisht të integruar në BE, pa shpejtim pa dyer anësore por duke ndërtuar BE-në në vendin tonë me popullin tonë. Po ashtu aspirojmë anësimin në Këshillin e Evropës, nga thellësia e zemrës falënderojmë kancelarin për mbështetjen në aplikimin tonë, pra nga ana e Austrisë. Integrimi i Kosovës në mekanizma të bashkëpunimit ndërkombëtar janë të një rëndësie të madhë për paqen dhe prosperitetin në vend dhe rajon’’, tha Kurti, transmeton IndeksOnline.

Kurti informoj kancelarin edhe për çështjen mes Kosovës dhe Serbisë, ku tha se dialogu do ta qonte drejt marrëveshjes për normalizim të plotë të marrëdhënieve mes vendeve të përqendruar në njohje të ndërsjellët.

‘’Po ashtu kam informuar kancelarin Nehmer për qasjen tonë konstruktive dhe kreative dhe si qëndrim proaktiv në dialogun me Serbinë, dialogu qe do duhet të na qonte drejt marrëveshjes për normalizim të plotë të marrëdhënieve tona të përqendruar në njohje të ndërsjellët. Njoftova kancelarin me qeverinë tone llogaridhënëse, transparente dhe fuqinë punëtorë që është e re dhe e talentuar ka dhe shumë hapësira për bashkëpunim, investime ekonomike e këmbime tregtare, pra folëm se si mund ta avancojmë edhe mëshum bashkëpunimin mes nesh dhe Austrisë’’, përfundoj Kurti.

Exit mobile version