Kandidati për kryeministër dhe kreu i VV-së, Albin Kurti, është çelur në muhabet në një tubim në Kaçanik dhe ka folur edhe për mundësin që partia e tij të mos fitojë vota për të krijuar Qeverinë e re.
“Që s’e mrrijmë na, këta tjerët kanë me u bo bashkë, munet me u bo, e tani sa e majnë të kqyrim”, ka thënë Kurti në një tubim.
Përveç kësaj, në këtë tubim Kurti ka folur edhe kundër analistëve, duke thënë se ata marrin më shumë se minsitrat. Kurti gjithashtu i ka quajtur analistët “argat me netë”
“Krejt qëta analist a kanë rrogën shumëfish më të madhe se minsitrat. T’u i hecë rroga natën, argat me netë”, është shprehur Kurti.