Kryeministri i Republikës, Albin Kurti, ka thënë se pas 22 vitesh, vendi ynë edhe “de jure” ka nisur menaxhimin e kësaj qendre e Brezovicës.
“Të gjithë i keni parë fotografitë nga fundjava e fundit që nuk i kanë vetëm pamjet piktoreske të Brezovicës dhe stazave të saja të skijimit por edhe fotografitë e kuponëve fiskal prej atje. Pasi që po ndodhë fiskalizimi, po futet përbrenda ligjit po bëhet formalizmi i kësaj ndërmarrje”, është shprehur Kurti.
Sipas shefit të ekzekutivit, pas kësaj, është hapur rruga për investimeve të mëdha të kësaj qendër tejet të rëndësishme turistike dhe me potencial të madh.