Për situatën në veri, kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti ka biseduar me të dërguarin e posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach. Kurti njoftoi për këtë bisedë, në orët e para të mëngjesit të sotëm në Twitterin e tij.
Temë kryesore sipas kryeministrit ishte sulmi ndaj policisë, KFOR-it dhe gazetarëve që ndodhën dje pasdite në veri.
Sipas Kurtit, në një demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste.
“Fola me Lordin Stuart Peach për sulmet e egra ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve. Në një demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste… Qytetarët e të gjitha etnive kanë të drejtë në shërbim të plotë dhe të papenguar të zyrtarëve të tyre të zgjedhur”, ka thënë Kurti.
Që nga e premtja, serbët në veri të Kosovës janë duke protestuar kundër kryetarëve të rinj të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.
Si pasojë e protestave të dhunshme një ditë më parë, u plagosën 30 ushtarë të KFOR-it, e u dëmtuan shumë makina të mediave në Kosovë.
Spoke w/ 🇬🇧 SE Lord Stuart Peach about the outrageous attacks on Police, KFOR & journalists. In a democracy there is no place for fascist violence—no appeal from ballot to bullet. Citizens of all ethnicities have a right to full & unencumbered service of their elected officials.
— Albin Kurti (@albinkurti) May 29, 2023