7.4 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Kurti: Beteja kundër kancerit të gjirit është e përbashkët dhe ajo do të vazhdojë

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në manifestimin tradicional “Zbulim i hershëm – Mbijetesë”, të organizuar në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit.

Tetori, tha kryeministri Kurti, u kushtohet grave që luftojnë me vendosmëri për jetën, madje jetën e lumtur dhe jetën e gjatë, pra jetën e dinjitetshme. Tetori u kushtohet gjithashtu atyre grave të cilat i vetëdijësojnë edhe të tjerat gra dhe gjithë shoqërinë tonë, shtoi ai.

Si qeveri kemi siguruar buxhet të mjaftueshëm për mbulimin e listës së barnave esenciale, ndër to edhe për trajtimin e personave të prekur me kancer të gjirit, tha Kryeministri Kurti.

Në mbledhjen e fundit të qeverisë, të 102-tën me radhë janë ndarë edhe 4.2 milionë euro shtesë. Kemi punuar në ngritjen e cilësisë dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore për diagnostifikim ku edhe në buxhetin për vitin 2023 do të ketë investime shtesë në diagnostikë, por edhe në pako të veçanta për personat e prekur nga kanceri, shtoi ai.

Kryeministri shprehu solidaritet dhe mirënjohje të thellë për të gjitha ato gra e vajza të cilat u përballen me sëmundjen e rëndë të kancerit të gjirit e po vazhdojnë të përballen me të. Beteja, siç tha më tej kryeministri, është e përbashkët dhe ajo do të vazhdojë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit