Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se beson në miqësinë me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian por se këta të fundit nuk duhet të kenë qasje të njejtë si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë.
“Qeveria ime beson thellësisht në miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtetet e Bashkimit Evropian e më gjerë. Ne jemi thellësisht transatlantik. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian bashkë me njëra tjetrën dhe bashkë me neve. Por, qasja ndaj Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë e njejtë. Serbia është vend autokratik, Serbia nuk është vend demokratik. Në Serbi shtypen liritë dhe të drejtat e njeriut, shtypet opozita dhe Rusia e ka qëndrën e saj rajonale”, ka deklaruar Kurti.
Seanca në Kuvendin e Kosovës të premten po diskuton rreth situatës së rritjes së tensioneve në veri të vendit.