29.7 C
New York
Monday, August 25, 2025

Buy now

Kurti: Bërnabiqit ia kërkova nënshkrimin e aneksit të zbatimit, s’ishte e interesuar

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se në kuadër të Samitit të Berlinit ka kërkuar që të gjithë ta dënojnë sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ku u vra polici, Afrim Bunjaku dhe u plagosen dy të tjerë.

Ai ka thënë se agresioni i 24 shtatorit paraqet cenim të integritetit territorial.

Kurti ka thënë se Kosova ka nevojë për më shumë siguri.

Sipas tij, është e rëndësishme që të mos ketë episod të katërt të “mësymjeve kriminale” të Serbisë.

“Duhet të ketë sanksione për Serbinë dhe siguri për Kosovën. Ne kemi marrëveshje me Serbinë që ka në qendër njohjen reciproke, ajo duhet të zbatohet. Ne kemi edhe aneksin e zbatimit, ne kemi kërkuar që të nënshkruhet por Serbia ka refuzuar. Unë sot kam kërkuar nga kryeministrja serbe, Ana Bernabiq që ta nënshkruajnë këtë aneks. Unë kam thënë ta nënshkruajnë marrëveshjen bazike dhe aneksin e zbatimit, por nuk ishin të interesuar”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se kancelarit Olaf Scholz i është falënderuar për mbështetjen e Gjermanisë.

Të ngjashme

Të fundit