Pas homazheve në nderim të Afrim Bunjakut, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren në detyrë dhe ministren në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministrin në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, bënë homazheve te varri i Heroit të Kosovës, Enver Zymeri në Komunën e Vushtrrisë për të vazhduar më pas edhe te lapidari i ngritur në vendin e rënies së tij në Varagë të Zubin Potokut.
“Jemi këtu bashkë me kolegë nga Qeveria dhe udhëheqës të Policisë së Kosovës, te vendi i rënies heroike të Enver Zymerit i cili u vra në Varagë të Zubin Potokut këtu e 14 vjet më parë, pas homazheve te varri i tij në Vushtrri erdhëm edhe këtu që të nderojmë jetën, veprën dhe sakrificën e tij”, u shpreh ai.
14 vjet pas vrasjes së Enver Zymerit dhe gati dy vjet pas vrasjes së Afrim Bunjakut, të këtyre dy heronjve të Kosovës në veriun e Kosovës, shtoi më tej kryeministri Kurti, të gjithë kriminelët që dikur sundonin dhe përfitonin, ose kanë ikur në Serbi ose janë në burg në Kosovë.
“Policia e Kosovës edhe me gjeneratat e reja të kadetëve të saj po shërben tërë kohën gjithandej pa dallim dhe jemi krenarë me këtë polici përderisa jemi të pikëlluar e me dhembje, për ata më të mirët, të cilët dhanë jetën e nuk janë në mesin tonë vetëm fizikisht. Enver Zymeri, Afrim Bunjaku dhe policë të tjerë janë shembull për neve që i shërbejmë Republikës së Kosovës dhe në të njëjtën kohë sakrifica e tyre, flijimi i tyre, përkthehet në vendosmëri dhe përgjegjësi për të gjithë dhe secilin prej nesh”, u shpreh ai.
Lavdi Enver Zymerit, Afrim Bunjakut, të gjithë policëve të rënë në detyrë dhe dëshmorëve e martirëve të kombit tonë!
Deklarimi i plotë i kryeministrit Kurti:
Jemi këtu bashkë me kolegë nga Qeveria dhe udhëheqës të Policisë së Kosovës, te vendi i rënies heroike të Enver Zymerit i cili u vra në Varagë të Zubin Potokut këtu e 14 vjet më parë, pas homazheve te varri i tij në Vushtrri erdhëm edhe këtu që të nderojmë jetën, veprën dhe sakrificën e tij.
Sot është Dita Përkujtimore për Policët e Rënë në Detyrë, 24 sosh në këto 24 vjet – nga viti 2001 kur u vra polici nga Kamenica, Lazim Rexhepi e deri tash së fundi në Kaçanik, kur u vra polici Muhamed Lika.
Këta 24 policë janë heronj të Kosovës, të cilët shërbyen me nder dhe përkushtim, me profesionalizëm dhe integritet për të gjithë qytetarët, pa dallim në mbrojtje të kushtetueshmërisë e të ligjshmërisë, të paqes e të sigurisë.
14 vjet pas vrasjes së Enver Zymerit dhe gati dy vjet pas vrasjes së Afrim Bunjakut, këtyre dy heronjve të Kosovës në veriun e Kosovës, të gjithë kriminelët që dikur sundonin dhe përfitonin, ose kanë ikur në Serbi ose janë në burg në Kosovë.
Policia e Kosovës edhe me gjeneratat e reja të kadetëve të saj po shërben tërë kohën gjithandej pa dallim dhe jemi krenarë me këtë polici përderisa jemi të pikëlluar e me dhembje, për ata më të mirët, të cilët dhanë jetën e nuk janë në mesin tonë vetëm fizikisht,. Enver Zymeri, Afrim Bunjaku dhe policë të tjerë janë shembull për neve që i shërbejmë Republikës së Kosovës dhe në të njëjtën kohë sakrifica e tyre, flijimi i tyre, përkthehet në vendosmëri dhe përgjegjësi për të gjithë dhe secilin prej nesh.
Lavdi Enver Zymerit, Afrim Bunjakut, të gjithë policëve të rënë në detyrë dhe dëshmorëve e martirëve të kombit tonë!