29.1 C
New York
Monday, August 25, 2025

Buy now

Kurti bëri homazhe pranë varrit të Komandantit Ismet Jashari – Kumanova në 27-vjetorin e rënies së tij

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga deputetë të Kuvendit dhe bashkëpunëtorë të tij, bëri sot homazhe pranë varrit të luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Komandantit Ismet Jashari – Kumanova në 27-vjetorin e rënies së tij heroike.

Teksa lartësoi angazhimin patriotik dhe veprën heroike të Komandantit Ismet Jasharit – Kumanova, kryeministri Kurti theksoi se përmes kujtimit dhe përkujtimit të dëshmorëve të kombit, ne tregojmë respektin dhe nderimin tonë për gjakun e derdhur për liri, i cili ndodhet në rrënjët e shtetit e të Republikës, që e gëzojmë sot dhe po ashtu rikujtojmë idealet e tyre, sepse vetëm me ato ideale para nesh ne mund të bëjmë progres për popullin tonë edhe në aspektin e lirisë e të demokracisë, po edhe të zhvillimit ekonomik e të mirëqenies sociale.

Lavdi Ismet Jasharit – Kumanovës dhe të gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar!

 

Të ngjashme

Të fundit