11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Kurti bëri homazhe në Zahaq, Llabjan dhe Pavlan të Pejës

- Advertisement -

Pas homazheve në Qyshk, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përkujtoi të vrarët nga forcat e armatosura të Serbisë, në Zahaq, Llabjan dhe Pavlan të Pejës.

 

Kryeministri Kurti bëri homazhe dhe vendosi lule të freskëta tek varrezat e martirëve të vrarë mizorisht nga forcat armike serbe, në masakrën e 14 majit të vitit 1999.

 

Në këto homazhe në 25 vjetorin e masakrës së Qyshkut dhe fshatrave përreth, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar edhe nga zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilja Rexhepi, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Mevlud Sinani,  si dhe deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

 

Më shumë foto, gjeni në linkun:

Kryeministri – Zyra e Kryeministrit (rks-gov.net)

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit