5.6 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Kurti bëri homazhe në përvjetorin e masakrës në familjen Deliu

- Advertisement -

Në përvjetorin e 25-të të masakrës në Abri të Epërme të Drenasit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përkujtoi 23 të vrarët e familjes Deliu dhe tre dëshmorët e rënë më 26 shtator 1998.

 

Së bashku me Ministrat e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe me zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, Kryeministri Kurti bëri homazhe para varreve dhe vuri lule para përmendores së ngritur në nderim të tyre.

 

“Në këto varreza pushojnë të vrarët, në mesin e tyre të dy gjinitë dhe gjitha moshat, që sipas datëlindjeve, kanë qenë foshnje gjashtë muajshe, deri te pleq 94 vjeçar, të gjithë këta të vrarë nga këmbësoria. Këtu i është prerë barku edhe një gruaje shtatzënë e cila është mbytur bashkë me fëmijën e saj të palindur, ndërkaq Diturije Deliu ka qenë foshnjë e cila është gjetur e gjallë në kraharorin me gjak të nënës së vet”, tha kryeministri Kurti.

 

Teksa përkujtoi të vrarët civilë nga masakra e kryer nga forcat e armatosura serbe mbi familjen Deliu, Kryeministri Kurti tha se këto janë fakte të pamohueshme të historisë sonë të dhimbshme, por edhe fakte të krimeve të kryera të Serbisë, të gjenocidit të Serbisë. Ai theksoi se konkretisht për këtë masakër nuk është akuzuar, gjykuar, e dënuar askush deri më sot.

Kryeministri Kurti tha se këto familje që na japin kurajo edhe neve me qëndresën e tyre kanë nevojë për mbështetjen

tonë si shtet e si shoqëri. Ai theksoi se duhet që edhe organet e drejtësisë, e në radhë të parë Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, që këta dëshmitarë të gjallë të këtyre familjarëve të vrarë në këtë masakër brutale e mizore, të kontaktohen e të bisedojnë në mënyrë që të kemi akuza, aktakuza dhe dënime ndaj atyre kriminelëve të pa shpirt.

Pas homazheve te varrezat e familjes Deliu, Kryeministri Kurti bëri homazhe te varret e dëshmorëve Valdet Xhemajli, Vesel Demaku e Afrim Hajdaraj. Kryeministri vuri lule te pllaka përkujtimore në nderim të kujtimit të dëshmorëve që ranë në betejën e 26 shtatorit 1998 duke mbrojtur popullatën civile.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit