Në 28-vjetorin e masakrës së Qirezit dhe Likoshanit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, dhe deputetë të tjerë, bënë homazhe në nderim të shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe më 28 shkurt 1998.
“Për 28 orë rresht, forcat armike të Serbisë sulmuan popullsinë këtu. U bë një ndërgjegjësim i madh i popullit, jo vetëm në Kosovë, por anë e mbanë trojeve që shqiptarët i popullojnë në Ballkan, si dhe në mërgatën tonë. Filloi edhe një vetëdijesim gjithnjë e më i madh i kancelarive diplomatike botërore, por njëkohësisht edhe i opinionit publik ndërkombëtar”, tha ndër të tjera Kryeministri Kurti gjatë homazheve.
Atë ditë u bë e qartë se rrugëtimi çlirimtar i popullit tonë është i pashmangshëm dhe i pakthyeshëm.
Lavdi martirëve dhe dëshmorëve të Likoshanit dhe Qirezit!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!






