7.4 C
New York
Sunday, February 23, 2025

Buy now

Kurti bëri homazhe me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë Kosovës

- Advertisement -

Më rastin e shënimit të 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, në kuadër të programit shtetëror për këtë ditë, pas Mbledhjes së Qeverisë dhe ngritjes solemne të flamurit të Republikës së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani-Sadriun, fillimisht bënë homazhe te Monumenti i të Pagjeturve dhe Memoriali i Fëmijëve të vrarë, duke përkujtuar 1133 fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë.

 

Më pas vazhduan me homazhe dhe vendosje të luleve të freskëta te varri i ish-presidentit Dr. Ibrahim Rugova dhe te varri i veprimtarit, Adem Demaçi.

 

Nga aty, homazhe bënë edhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, në nderim dhe përkujtim të heroizmit të familjes Jashari.

 

Pas homazheve në Prekaz, krerët e shtetit bënë homazhe dhe nderime edhe te Monumenti “Heroinat”.

 

Në këtë ditë të rëndësishme për vendin tonë, kryeministri Kurti u shpreh se sot nderojmë të gjithë ata të cilët sakrifikuan e u flijuan për lirinë tonë. Nga heronjtë, dëshmorët e martirët që dhanë jetën e tyre, te invalidët dhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, te veprimtarët dhe mbarë qytetarët që qëndruan të palëkundur përballë sfidave, që të gjithëve u jemi mirënjohës për përkushtimin dhe kontributin e tyre.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit