-2 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Kurti bëri homazhe dhe mori pjesë në manifestimin tradicional “Ditët e Shqipes”

Me rastin e 25- vjetorit të Betejës së Koshares, u mbajt sot manifestimi ‘’Ditët e Shqipes’’ 2024, në Koshare të Komunës së Gjakovës, nën patronatin e Presidentes së vendit, Vjosa Osmani-Sadriu.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu fillimisht bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Koshares, në nderim të të rënëve për liri.
E në fjalën e tij në kuadër të manifestimit, kryeministri tha se duke i ndjekur datat e kalendarit historik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sikur çdo vit tjetër gjatë këtyre 25 viteve të fundit, 9 prilli na solli këtu në Koshare të Gjakovës edhe sot. 
Një kronikë e plotë kronologjike, ditë pas dite dhe ngjarje pas ngjarje, si një histori totale e Betejës së Koshares, mbase do të ishte një ndër veprat më ideale për luftën e UÇK-së, u shpreh ai.
Para të pranishmëve në këtë manifestim, kryeministri risolli në kujtesë ngjarjet e njëpasnjëshme që nga 8 prilli e deri më 11 prill, ditë kjo ku është vrarë ish-komandanti i UÇK-së, Agim Ramadani, i njohur edhe si Katana, por edhe rënien e shumë dëshmorëve të tjerë përfshirë këtu edhe vullnetarë nga Evropa dhe jo vetëm, tre prej të cilëve edhe ranë dëshmorë.
Duke e shembur kufirin mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë të vendosur padrejtësisht në vitin 1913, kryeministri deklaroi se Beteja e Koshares e theu një pengesë të madhe ndarëse mes shqiptarëve dhe hapi kanale të rëndësishme ndërveprimi mes tyre, në luftën e drejtë për çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese.
Në historinë e Evropës të pas Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Çlirimtare e Kosovës është organizata ushtarake çlirimtare me historinë më të jashtëzakonshme dhe më mahnitëse”, veçoi kryeministri.
Në fund të fjalës, ai shprehu mirënjohje të për të gjithë luftëtarët e paepur të Betejës së Koshares dhe lavdi dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të rënë në Koshare si dhe të gjithë dëshmorëve të kombit tonë mbarë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit