-1.4 C
New York
Wednesday, January 8, 2025

Buy now

Kurti bënë fushatë me premtimet e parealizuara gjatë 4 viteve

- Advertisement -

Pavarësisht që fushata zgjedhore ende zyrtarisht nuk ka filluar partit politike tubimet e takimet me qytetarë po i zhvillojnë.

Njëjtë edhe shefi i qeverisë, që udheheq me Lëvizjes Vetëvendosje po bën.

Por, Albin Kurti, nuk po kursen gjuhën e ashpër kundër sistemit prokurorial e atij gjyqësor. Madje këtë e përdori gjatë një takimi me simpatizantë të tij ku iu foli edhe për Buron për konfiskimin e pasurisë, premtim ky i parealizuar njëjtë sikurse edhe vettingu në sistemin e drejtësisë.

Albin Kurti – Kryeministër i Kosovës ka deklaruar se “Si me gjysëm shaka në një tubim në Pejë, pata thanë para nja dy vjete me pas ditë që bëhet kështu, në vend që me konkuru e me garu për kryeministër, kisha kqyr me u bë kryeprokuror..Byroja për konfisikimin e pasurisë së pajustifikueshme do të bëhet edhe mandej duhet me tregu secili prej nga i vjen pasuria, le të mos keqkuptohemi na nuk kemi asgjë kundër njerëzve të pasur, vec duhet mena kallxu qysh i kanë bërë paret.

Sipas avokatit Yll Zekaj, qeveria do të duhej të merrej me hartimin e projektligjeve në mënyrë më profesionale e jo të sulmojë vazhdimisht sistemin e drejtësisë.

Yll Zekaj – Avokat  tha “Të sigurohet që nuk do të ketë shkelje të të drejtave të njeriut, dhe kur të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese nëse dërgohet nga ana e opozitës, i njëjti të kalojë filtrat, derisa kemi shumë ligje që nuk e kalojnë filtrin e Gjykatës Kushtetuese, kjo tregon joprofesionalizim në hartimin e projektligjeve dhe si të tilla, pastaj e vetmja derë është që të kritikohet Gjykata Kushtetuese pa të drejtë nga ana e qeverisë, që fitohet votë në popull, dhe të shitet popullizmi që Kushtetuesja po pengon zhvillimin e reformave të qeverisë.”

Aktualisht projektligji për byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, është në Gjykatën Kushtetuese, meqë deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, e dërguan pasi kaloi në Kuvend, për herë të dytë. Kushtetuesja më parë e kishte shpallur të pavlefshëm në mes të vitit 2024. /Dukagjini/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit