13.4 C
New York
Wednesday, November 5, 2025

Buy now

“Kurti asnjëherë s’e ktheu kokën kah na”: Veteranët u neglizhuan nga shteti?

- Advertisement -

Në kohën kur vendi kishte më së shumti nevojë, veshën uniformat e u betuan që do mbronin çdo pëllëmbë të kësaj toke.

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkë me çdo qytetar tjetër, sot gëzojnë lirinë për të cilën dikur ishin të gatshëm të jepnin edhe jetën.

Por edhe sot, ata vazhdojnë të luftojnë, kësaj here për diçka tjetër, të drejtën që u takon me ligj, raporton Kiks Kosova.

Bëhet fjalë për pensionin e veteranit, i cili fillimisht ishte rregulluar me Ligjin Nr. 04/L-261 të vitit 2014, ndërsa më pas, në vitin 2017, kishte hyrë në fuqi Ligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e tij.

Sipas ligjit të vitit 2014, veteranët e UÇK-së që janë të punësuar në sektorin publik ose privat, nuk kishin të drejtë të përfitonin pensionin. E në vitin 2015, u nxor edhe një udhëzim administrativ për ndryshimin dhe plotësimin e procedurave të aplikimit për beneficionet e kategorive të dala nga lufta. Ky udhëzim përcaktonte se për të qenë përfitues i pensionit, duhej të sigurohej edhe vërtetimi nga ATK-ja që personi nuk ishte në marrëdhënie pune.

Por me ligjin e ri të vitit 2017, u përcaktua se “të drejtën në përfitim financiar e ka vetëm veterani luftëtar i UÇK-së, i cili i plotëson kushtet e përcaktuara me këtë ligj”, duke u hequr kështu kushtin që përfitues të jenë vetëm ata që nuk janë në marrëdhënie pune.

Kësisoj, Gjykata Supreme mori një vendim me të cilin shfuqizoi nenin 14.A, par.1, nënpar.5 të Udhëzimit Administrativ Nr.01/2025  për Ndryshimin dhe Plotësimin e procedurave të aplikimit në skemën e pensioneve dhe beneficioneve për kategoritë e dala nga lufta.

Megjithatë, sipas nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Gazmend Syla, edhe pse ligji ekziston, në praktikë rrallëherë zbatohet.

Syla shton se ka shumë beneficione të tjera që ligji ua garanton veteranëve, megjithatë janë anashkaluar.

Një tjetër çështje, sipas tij, që ka mbetur pezull për vite me radhë është kategorizimi i veteranëve, proces ky që është paraparë në ligjin e 2017-ës, nenin 16 A, sipas të cilit kategorizimi i veteranit si përfitues i pensionit dhe beneficioneve të tjera, përcaktohet në përputhje me kohën e mobilizimit dhe shërbimit në UÇK.

Syla kujton sfidat të cilat nuk qenë aspak të lehta para shumë vitesh, por siç thotë ai, qeveritë e kaluara kishin treguar më shumë vullnet në kujdesin ndaj veteranëve.

Gazmend Syla shprehet i ashpër ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili sipas tij për 5 vjet nuk ka bërë asgjë në të mirë të kësaj shoqate, bile ai thotë se qeveria aktuale më shumë ka ofenduar se sa përkahur veteranët e UÇK-së.

 

Të ngjashme

Të fundit