“Më besoni se për këtë, Ministria e Drejtësisë duhet të japë përgjigje adekuate”.
Kjo ishte përgjigja e shkurtër e kryeministrit Kurti, që në fakt nuk ishte përgjigje por vetëm rekomandim në pyetjen e gazetarëve lidhur me rastin e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, e më pas një pjese të kthimit të tyre në Institutin Mjekësor.
Ditë më parë, u raportua se janë gjetur një pjesë mostrave të ish-aktivistit të VV-së, Astrit Deharit, të cilat ishin zhdukur në dhjetor të vitit të kaluar.
Burimet u thanë mediave kosovare, se një pjesë e mostrave është kthyer aty ku ka qenë.
Kurti është kritikuar në vazhdimësi për heshtjen ndaj rastit në fjalë.