Kosova, Shqipëria dhe Kroacia më 18 mars nënshkruan një deklaratë në Tiranë, përmes së cilës vendet angazhohen që të forcojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Lidhur me këtë marrëveshje ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili e ka cilësuar si një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin rajonal në fushën e mbrojtjes.
“Ministritë e Mbrojtjes së Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë nënshkruan sot një deklaratë të përbashkët për bashkëpunim, e cila do të forcojë aftësitë tona mbrojtëse përmes bashkëpunimit, përfshirë zhvillimin e teknologjive të reja. Ky është një hap i rëndësishëm në bashkëpunimin rajonal dhe vizionin e mbrojtjes, i cili do të kontribuojë në sigurinë e rajonit në tërësi”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.