15.3 C
New York
Tuesday, May 6, 2025

Buy now

“Kurth i VV-së ndaj LDK-së, letra e Kurtit”, Gashi: Dashakeqëse, s’është ftesë për koalicion

- Advertisement -

Astrit Gashi, analist ka thënë se letra e e ish-kryeministrit, Albin Kurtit ndaj kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK] është “dashakeqëse ndaj LDK” dhe nuk është “ftesë për koalicion”. Ai shtoi se letra e tretë e dërguar direkt nga Kurti tek Abdixhiku ka synim përçarjen e brendshme të LDK-së.

“Letra e Kurtit ndaj Abdixhikut është letër dashakeqëse ndaj LDK-së. Nuk është letër ftesë për koalicion por letër  e cila ka synim përçarje të brendshme  të LDK-së. Letër që duhet hap rrugën për një koalicion që Kurti po thotë se nuk është I interesuar për koalicion. Është thikë me dy teha.  LDK-ja ka të drejtë që spo ngutet se si me u përgjigj, pasi që është kurth. Kurth I ngritur ndaj LDK-së dhe varet nga përgjigja e tyre, se a do jetë Albin Kurti fitimtar nga përgjigja e tyre. Kjo letër, ngjason me 2019, ku LVV-ja bënte debat public a do me garu LDK-VV, dhe e ka pru punën ashtu, ku Kurti ia lshoj vendin Osmanit. Kjo I ka ndihmuar shumë VV-së.

Kurti e din qëndrimet e LDK-së, pasi kjo e fundit ka deklaruar se nuk don koalicion me të.  Ka pasaktësi dhe në kontekste kohore nuk ka përputhje”, deklaroi Gashi.

Ai tha se në letrën e dërguar sot ka pasaktësi edhe në kontekste kohore.

“Koalicioni I VV-së dhe LDK-së është prishur nga heqja e reciprocitetit, si kërkesë e SHBA-ve. Ku LDK-sja ka kërku me u hjek, por VV e ka bërëngapak ngapak”, ka thënë Gashi. Sipas Gashit, prishja e raporteve ka qenë si pasojë ” e çasjeve të LDK-së dhe kërkesat e vazhdueshme të Grenellit”.

Ai tha se Vetëvendosja po tenton arsyetime dhe LDK me “përdorë si instrument që e arsyeton potencialisht koalicionin me PDK-në”.

Ndryshe, Për herë të tretë, Albin Kurti ka dërguar një letër për kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, tani për një koalcion mes dy partive.

Në kërkesën e tij, Kurti shprehet se nuk ka pasur asnjë problem me Abdixhikun dhe se koalicionet bëhen pikërisht ndërmjet atyre që kanë dallime.

“Si kryetar i LVV-së dhe kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës, jam i interesuar dhe i vullnetshëm për marrëveshje politike me LDK-në”, thuhet në letrën e Kurtit.

“Ne sigurisht që kemi dallime në bindje politike e në politikat qeverisëse, por koalicionet bëhen pikërisht ndërmjet atyre që kanë dallime, duke vendosur të drejtat dhe nevojat e shtetit dhe të qytetarëve si prioritet”, thuhet tutje në letër.

Të ngjashme

Të fundit